Përkundër asaj që Qeveria e Kosovës e ka shtyrë vendimin për zbatimin e reciprocitetin ndaj Serbisë, për targat dhe dokumentet e identifikimit, raportohet se ky lajm arriti me vonesë në pikat kufitare.
Kjo rezultoi që megjithatë në pikëkalimin kufitar në Merdare, të lëshohet dokumenti i parë i masës së reciprocitetit, raporton Klan Kosova.
Qeveria e ka shtyrë për 30 ditë vendimin për reciprocitetin pas kërkesës së ambasadës amerikane.