Lamborghini zbuloi zëvendësimin e shumëpritur të Aventador në fund të muajit të kaluar dhe tani kemi mundësinë e parë për të parë supermakinën e elektrizuar në botën reale.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë YouTuber-i Varryx që vendosi “kampin” përpara fabrikës në Sant’Agata Bolognese në një përpjekje për të spiunuar Revuelto.
Dhe nuk kaloi shumë kohë para se një prototip u shfaq para kamerës, i cili mbante ende kamuflazh në pjesën e përparme.
Kështu përbindëshi hibrid plug-in V12 u filmua duke lëvizur “në heshtje të plotë” pasi Revuelto u pa duke u larguar nga fabrika.