Lamine Yamal bëhet lojtari më i shtrenjtë në botë, kaq i ka shkuar vlera - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Lamine Yamal bëhet lojtari më i shtrenjtë në botë, kaq i ka shkuar vlera

    Insajderi
    09 June 2025 - 14:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lamine Yamal ka zyrtarisht statusin e futbollistit më të vlefshëm në botë, sipas përditësimit më të fundit nga faqja e specializuar për vlerësimin e futbollistëve, Transfermarkt.

    Vlera e tij në treg është ngjitur në 200 milionë euro, një shifër rekord për një lojtar vetëm 17-vjeçar.

    Yamal kryeson listën si lojtari më i shtrenjtë jo vetëm në La Liga, por edhe në nivel global, duke vendosur një standard të ri për talentët e rinj në futbollin modern.

    Në sezonin 2024/25, ai realizoi 18 gola dhe 25 asistime në 55 ndeshje në të gjitha garat, duke qenë faktori kryesor në suksesin e Barcelonës nën drejtimin e Hansi Flick.

    Katalanasit fituan La Ligën dhe Kupën e Spanjës, ndërsa në Ligën e Kampionëve u eliminuan nga Interi në mënyrë dramatike. Megjithatë, performancat e Yamalit bënë që vlera e tij të rritej me 11.1 për qind.

    “Yamal është një lojtar spektakolar që vazhdon të magjepsë tifozët me stilin e tij unik,” tha eksperti i Transfermarkt, Blaseio. Ai shtoi se rinovimi i kontratës deri në vitin 2031 e konfirmon si boshtin e së ardhmes te Barça.

    Edhe lojtarë të tjerë të klubit katalanas kanë përjetuar rritje të ndjeshme në vlerë: Pedri është ngjitur në 140 milionë euro, Raphinha në 90 milionë, ndërsa Pau Cubarsí ka arritur në 80 milionë euro.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark