
Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, përkundër moshës së re që ka nuk e ndjen presionin e ndeshjeve të mëdha.
Një gjë të tillë ka tentuar ta përçojë edhe sot, ku Yamal në Instagram ka postuar një fotografi të Al Pacinos me mbishkrimin “Presion?”, shkruan Insajderi.
Yamal këtë e ka bërë në ditën kur pritet që Barcelona ta zhvillojë ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve në fazën e grupeve me PSG’në.
Sulmuesi i Barçës pasi është kthyer nga lëndimi në fusha të gjelbra ka treguar produktivitet, ku një minutë pas inkuadrimit në ndeshjen kundër Real Sociedadit ka asistuar për golin e Lewandowskit, i cili ishte edhe i fitores.
Kjo është hera e tretë që Yamal do të ballafaqohet me PSG’në në Ligën e Kampionëve. Herën e fundit, Barça është eliminuar në shtëpi nga PSG’ja. /Insajderi.org/