Lamine Yamal pasi mori numrin 10 te Barcelona: Asnjë presion, tani është radha ime! - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Lamine Yamal pasi mori numrin 10 te Barcelona: Asnjë presion, tani është radha ime!

    Insajderi
    16 July 2025 - 21:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Barcelona ka zyrtarizuar një nga momentet më emocionuese të verës: Lamine Yamal, supertalenti 18-vjeçar, ka rinovuar deri në 2031 dhe do të mbajë fanellën më të shenjtë të klubit – numrin 10, trashëgimi e Messit, Ronaldinhos dhe Maradonës.

    I qetë dhe plot besim, Yamal i ka mahnitur tifozët me fjalët e tij para mediave:
    “Numri 10? Asnjë presion. Messi hapi rrugën me numrin 10, tani është radha ime. Çdo fëmijë ëndërron të ketë diçka nga Messi, Ronaldinho dhe Maradona. Do të përpiqem të vazhdoj trashëgiminë e tyre.”

    Me emocion dhe përulësi, Lamine theksoi lidhjen e tij të thellë me klubin që e ka rritur:
    “Barça është jeta ime, jam këtu që kur isha 7 vjeç. Kjo është shtëpia ime, dhe unë do të vazhdoj të punoj. Është ëndrra ime. Do të argëtohemi në Camp Nou!”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark