Lamine Yamal përflitet për një romancë me yllin argjentinas, ishte e lidhur më parë me Enzo Fernandez - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Lamine Yamal përflitet për një romancë me yllin argjentinas, ishte e lidhur më parë me Enzo Fernandez

    Insajderi
    05 August 2025 - 13:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vetëm pak ditë pasi festoi 18-vjetorin me stil, Lamine Yamal po bën bujë – këtë herë jo për arritje në fushën e futbollit, por për një lidhje të mundshme dashurie me këngëtaren e famshme argjentinase Nicki Nicole.

    Sipas raportimeve në mediet rozë spanjolle, ylli i ri i Barcelonës dhe reperja e njohur janë parë bashkë pas festës luksoze të ditëlindjes së Yamal, ku Nicki Nicole ishte ndër të ftuarat speciale.

    Por, sipas gazetarit të njohur Javi de Hoyos, lidhja e tyre ka shkuar përtej një takimi rastësor.

    “Në festë kishte vetëm flirtim”, tregoi Hoyos. “Por disa javë më vonë, më 24 korrik, ata u panë bashkë në një beach club. U puthën dhe u larguan së bashku në orën katër të mëngjesit”.

    Artistja 24-vjeçare, e njohur për hitet si “Wapo Traketero” dhe “Ella No Es Tuya”, nuk është e re në lidhjet me emra të njohur.

    Vetëm pak muaj më parë ajo u përfol për një romancë me mesfushorin e Chelseat dhe Argjentinës, Enzo Fernandez, pak pasi ai u nda publikisht nga partnerja e tij e gjatë, Valentina Cervantes.

    Enzo dhe Nicki u filmuan duke biseduar në një klub nate në Buenos Aires, ndërsa flirtet e tyre në rrjete sociale ndezën edhe më shumë thashethemet.

    Megjithatë, ajo histori duket se është shuar – dhe tashmë vëmendja është e gjitha te Yamal.

    Nga Rosario në skenat botërore

    Nicki Nicole, emri i vërtetë i së cilës është Nicole Denise Cucco, vjen nga Rosario i Argjentinës dhe u bë e famshme që në moshë të re, fillimisht në skenat e betejave të rap-it.

    E njohur për stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe qëndrimet e forta, ajo ra në sy edhe për tatuazhin që bëri në qafë në moshën 18-vjeçare, ku shkruhet “bulls***” – një deklaratë kundër pritshmërive që shoqëria argjentinase vendos mbi gratë..

    Personaliteti i saj pakompromis dhe suksesi i vazhdueshëm në muzikë e kanë kthyer në një ikonë ndërkombëtare.

    Në vitin 2021, kënga e saj “Ella No Es Tuya” u përfshi në listën e verës të ish-presidentit amerikan Barack Obama.

    Ajo ka performuar në The Tonight Show with Jimmy Fallon dhe ka ngjitur skenën e Coachella.

    Tashmë mbetet për t’u parë nëse kjo lidhje e re me yllin e Barcelonës, Lamine Yamal, do të konfirmohet zyrtarisht, por një gjë është e sigurt: sytë e të gjithëve janë mbi ta.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark