Lamine Yamal pothuajse u largua nga Barcelona për vetëm 4.3 milionë funte vite më parë - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Lamine Yamal pothuajse u largua nga Barcelona për vetëm 4.3 milionë funte vite më parë

    Insajderi
    10 September 2025 - 23:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lamine Yamal, talenti 18-vjeçar dhe kandidat kryesor për Topin e Artë, ishte shumë afër një transferi surprizues nga Barcelona te një gjigant tjetër evropian, sipas një gazetari në Gjermani.

    Yamal konsiderohet një nga favoritët për çmimin më të madh individual në futboll, pas performancave të jashtëzakonshme për klubin dhe përfaqësuesen e Spanjës, megjithëse është ende shumë i ri.

    18-vjeçari tashmë është kampion i La Ligës me Barcelonën dhe fitues i Kampionatit Evropian me Spanjën, duke luajtur rol kyç në të dy triumfet. Ai është tashmë “guri i çmuar” i Barcelonës, por njëherë ishte afër një transferimi të leverdishëm te Bayern Munchen, një klub që luan rregullisht në Ligën e Kampionëve.

    Sipas Christian Falk, redaktor i futbollit në tabloidin gjerman BILD, Bayern ishte në prag të nënshkrimit të kontratës me të riun për vetëm 4.3 milionë paund në vitin 2022.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark