×
  • Sport
  • Sport

    Lamine Yamal rrezikon bashkëlojtarët te Barcelona në vozitjen e makinës në stërvitje

    Insajderi
    01 November 2024 - 20:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Barcelona kohët e fundit publikoi një dokumentar rreth rikuperimit të Gavit nga një lëndim i rëndë i ligamenteve të gjurit që e mbajti atë jashtë fushës për gati një vit.

    Në film, 17-vjeçari Lamine Yamal, i cili nuk ka ende patentë shoferi, u pa duke vozitur shokët e tij të skuadrës në La Masia në terrenin e stërvitjes.

    Por, tifozët e skuadrës katalunase nuk kanë pse të shqetësohen, pasi anësori spanjoll nuk po shkelte asnjë ligj – ngasja e një makinë golfi në pronë private është krejtësisht e ligjshme.

    Lojtarët, megjithatë, dukej se nuk u pëlqente gjithsesi udhëtimi – Lamine i mori ato kthesat paksa shumë shpejt dhe një nga lojtarët gati sa nuk doli nga karroca në një moment.

    Gavi ndërkohë dukej sikur po kalonte kohën e jetës së tij. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark