Gjiganti i shitjeve në internet Amazon, po mendon që përmes “selfie” të paguash.
Ajo po punon për ndërtimin e një sistemi që do të identifikojë blerësit përmes fotove dhe videove, e më pas do të kryhen pagesat duke shmangur kështu metodën tradicionale, atë të futjes së fjalëkalimit.
Sistemi që synon Amazon praktikisht do të nxirrte në pension metodën aktuale, atë të fjalëkalimit duke shmangur kështu edhe mundësinë që të harrojmë fjalëkalimin apo më keq akoma, vjedhjen e tij.
Siguria e sistemit të ri do të jetë më e thjeshtë, por edhe shumë më efikase.
Kështu, sistemi mund t’i kërkojë blerësit që të kryejë disa gjeste, të buzëqeshë, të hapë sytë më shumë, të kthehet në profil apo të qëndrojë drejtë nëse ka dyshime për identitetin e tij./opinion