Lana del Rey me ‘’Looking for America’’, kundër sulmeve terroriste (VIDEO) - Insajderi
×
Kulturë

Lana del Rey me ‘’Looking for America’’, kundër sulmeve terroriste (VIDEO)

Insajderi
06 August 2019 - 14:19
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Përmes një videoje të postuar në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja amerikane, Lana del Rey ka lansuar këngën ‘’Looking for America’’, temë e së cilës janë sulmet e fundit terroriste në Amerikë, që ndodhën në Dayton dhe El Paso.

Versioni i kësaj këngë nuk është akoma i përfunduar, mirëpo sipas këngëtares kjo ka qenë koha e duhur për ta plasuar, përcjell KultPlus.

‘’Përshëndetje, erdha më herët nga Montecito me vëllain tim, dhe këtë mëngjes i kërkova Jack Antonoff-it të vinte në qytet sepse kisha në mendje një këngë, të cilën doja ta shkruaja. Unë e di se nuk jam politikane dhe as që mundohem të jem, kështu që më falni që kam një mendim, por për të vënë dritë në gjithë këto sulme që kanë ndodhur ditët e fundit, sulme të cilat më preken shumë, vendosa të postoj këtë video. Do ta titulloj Looking for America, shpresoj të ju pëlqej’’, u shpreh ajo në postimin e saj në Instagram.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark