Sistemi i quajtur “Lane Valet”, është një sistem i cili është funksional për të gjitha modelet e veturave të cilat ecin ngadalë përpara neve.
Ai funksionon në lidhje me përmirësimin e fluksit të trafikut duke “asistuar” dhe lëvizur automjetet të cilat lëvizin ngadalë nga korsia e majtë në korsinë e djathë.
Ky sistem përfshinë një radarë mahnitës me teknologji monitorimi të korsive dhe të dhëna protokolli me wireless. Me fjalë të tjera ky sistem gjysmë-autonom do të bëjë shoferin e një automjeti të ngadalshëm që me “mirësjellje” të lejojë hapësirë për lëvizjen e veturave me shpejtësi më të madhe.
Edhe pse Lexus ka përditësuar kohëve të fundit me teknologji mjaft të lartë veturat e reja, ende ka dyshime që kjo mund të vetëm një nga shakat e shumta që kompanitë e ndryshme të veturave shfaqin për 1 prill.
https://www.youtube.com/watch?v=Tzqio8ig6Gk