Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka konfirmuar së fundmi se klubi ka qenë në kontakt me përfaqësuesin e mesfushorit të Napolit, Stanislav Lobotka.
Branislav Jarusek, agjenti i lojtarit në fjalë, gjithashtu ditë më parë kishte zbuluar se ai ka kontaktuar me drejtorin e Barcelonës, Deco dhe trajnerin, Xavi, për një kalim të mundshëm te katalunasit.
Tani, edhe Laporta konfirmoi interesimin e klubit për të nënshkruar me mesfushorin sllovak.
“Ne folëm për këtë me Deco, Barcelona do të donte ta merrte atë, por shumë gjëra të tjera duhet të ndodhin së pari”, paralajmëroi Laporta në një intervistë për “Mundo Deportivo”.
Lobotka, i cili iu bashkua Napolit nga Celta Vigo në vitin 2020, ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027, megjithëse Napoli ka ende një opsion për ta zgjatur atë marrëveshje edhe për një vit tjetër.
Bazuar në “Transfermarkt”, 29-vjeçari në tregun e tranferimeve vlerësohet me 30 milionë euro.