Humbja e Barcelonës 4:2 nga Girona ka bërë që Real Madridi të shpallet kampion katër xhiro pa përfunduar kampionati.
Me këtë humbje, edhe Barcelona zbriti për një pozitë dhe tani renditet e treta, pas “Los Blancos” dhe Gironas.
E kjo humbje e zemëroi shumë edhe presidentin e Barcelonës, Joan Laporta.
Ai u pa duke biseduar me zëvendëspresidentin Rafa Yuste, drejtorin sportiv, Deco dhe përfaqësues të tjerë të klubi katalonas.
Presideni i Barcelonës u vërejt duke thënë “Kjo nuk mund të ndodh”, disa herë.
Barcelona mbeti pa trofe këtë sezon, por jo edhe pa trajner. Xavi Hernandez ndryshoi mendje dhe me pëlqimin e bordit, ai do të vazhdojë të jetë trajner i Barcelonës edhe sezonin e ardhshëm.