×
  • Lajme
  • Analiza

    “Laptopë, monitor”, MPB jep tender 130 mijë euro për paisje teknologjike

    Insajderi
    17 July 2024 - 15:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Punëve të Brendshme, ka dhënë tender afro 130 mijë euro për paisje teknologjike. Këto pajisje për të cilat kjo ministri nënshkroi kontratë janë monitor dhe laptop.

    Në njoftimin për kontratë të publikuar sot nga kjo ministri, thuhet se ky tender është dhënë për “Furnizim me pajisje të TI-së“.

    Kompania që u shpërblye me kontratë është “Botek shpk”.


    Vlera e kontratës është 128 mijë euro dhe thuhet se është marrëveshje kornizë.

    Çka përfshin kjo kontratë?

    Në dosjen e publikuar nga MPB, jepen edhe detaje se çka përfshin kjo kontratë.

    Aty thuhet se furnizimi përfshin laptopë dhe monitor.

    Sasia e laptopëve që do blihen është 146 copa.

    FSK-ja shpenzon mbi 370 mijë euro për laptopë e kompjuterë

    Qeveria Kurti, të njëjtës kompani i ka dhënë tender edhe përmes MPB-së.

    Në muajin qershor Ministria e Mbrojtës dhe Forca e Sigurisë ka dhënë për furnizim me laptopë e kompjuterë mbi 370 mijë euro.

    Pjesa e parë kap vlerën e 219 mijë e 187 euro, me të cilën kontratë u shpërblye kompania “Botek shpk”.

    “Lot 1 Furnizim me kompjuterë. Data e dhënies së kontratës 22.05.2024. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 04.06.2024. Numri i tenderëve të pranuar: 5. Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata Botek shpk. Vlera e përgjithshme e kontratës 219,187.20 euro”, thuhej në njoftimin e shpallur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark