Ditën e sotme Acer lançoi Swift 7, uzurpuesi më i ri i fronit të laptopit më të hollë në botë. Swift 7 është vetëm 9.9 mm i trashë krahasuar me 10.4 mm të HP Spectre 13.3 dhe 10016 mm të Dell Adamo. MacBook duket jashtzakonisht i madh krahasuar me laptopët e përmendur më lart me 13.2 mm trashësi.
Një tjetër veçori e përbashkët e laptopëve është dizajni premium. Acer Swift 7 peshon 1.12 kilogram dhe ka një trup prej alumini në ngjyrë të zezë dhe të artë, shkruan pcworld.al.
Ekrani 13.3 inç me teknologjinë ISP ka një rezolucion 1080p dhe mbrohet nga xhami Gorilla Glass. Në brendësi të tij gjendet një procesor Core i5-7Y54, disk solid 256GB, 8GB RAM dhe Wi-Fi 802.11ac.
Me një kosto prej 1,099 dollarësh do të përfitoni dy bokse Dolby Audio dhe portë USB-C. /Insajderi.com