“Largim i serbëve nga FSK dhe policia, presioni nga Serbia mbi ta, gjuajtja me armë ndaj policisë në veri” – 10 gjetjet e Institutit që drejtohet nga Fatmir Sheholli - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Largim i serbëve nga FSK dhe policia, presioni nga Serbia mbi ta, gjuajtja me armë ndaj policisë në veri” – 10 gjetjet e Institutit që drejtohet nga Fatmir Sheholli

    Insajderi
    27 April 2022 - 14:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike pas një hulumtimi dy mujor në komunat me shumicë serbë në Republikën e Kosovës dhe ka dal me dhjetë konkludime që lidhet direkt me serbët e Kosovës, ndikimin dhe frikën e tyre nga Beogradi, sulmet e fundit mbi policinë e Kosovës, strukturat paralele e të tjera. Këto janë konkludimet:

    1. Serbët e Kosovës janë në presion të vazhdueshëm nga qarqe te pushtetit në Beograd për krijimin e atmosferës politike të pa dëgjueshmërisë qytetare në Kosovë.2. Kjo pa dëgjueshmëri do të shoqërohet me krijimin e atmosferës që serbët e Kosovës të punësuar në administratën shtetërore të Kosovës, polici, FSK, gjyqësi dhe gjetiu të bojkotojnë institucionet e Republikës të Kosovës.
    2. Hulumtimi tregon që institucionet ilegale të Serbisë në Kosovë ( komuna paralele, qarqet e Mitrovicës, Kosovës Qendrore dhe Anamoravë) do të vazhdonin aktivitetin e tyre me qëllim të forcimit dhe legalizimit të aktiviteteve të tyre në Kosovë.4. Sulmet e vazhdueshme ndaj policisë në veri janë përpjekje për të ndaluar arrestimet e personave të dyshuar për kontrabandë me narkotikë, armë dhe mallra të nacionalitetit serbë.
    3. Subjekti politikë serbë Lista Serbe, siç tregon hulumtimi dy mujor, ka bërë presione të vazhdueshme që asnjë subjekt tjetër politik serbë mos të arrijë që të regjistrohet në KQZ.6. Në bazë të më shumë se 100 bisedave të zhvilluara me profesor serbë në Kosovë kemi arritur në konkludim që frika për krijimin e një subjekti tjetër politik serbë është jashtëzakonisht e madhe. Hulumtimi tregon që serbët e interesuar për krijimin e një subjekti tjetër politik kërkojnë garanci nga shteti i Kosovës për sigurinë e tyre dhe familjeve të tyre.
    4. Gjithashtu ky hulumtim ka treguar se 70% të serbëve në 6 komunat me shumicë serbe posht lumit Ibër ( Graçanicë, Novo Bërdë, Shtërpc, Kllokot, Partesh dhe Ranillug) janë të gatshëm të shesin pronat e tyre dhe të shkojnë nga Kosova në shtetet evropiane.8. Nga ky hulumtim ka rezultuar që shumica e partive politike serbe që dikur kanë zhvilluar aktivitete politike në Kosovë janë ç ‘regjistruar nga KQZ për arsye të presioneve të Beogradit zyrtarë ndaj krerëve të atyre partive politike dhe familjeve e anëtareve të partive.
    5. Është imediate që mediat serbe në Kosovë ( ato objektive) të gjejnë financimin real dhe mos të jenë nën trysni permanente të qarqeve të caktuara ekstremiste serbe në Kosovë.10. Bashkëbiseduesit serbë në këtë hulumtim rrëfejnë që nëse vazhdon kjo formë e përfaqësimit serbë në institucionet e Kosovës do të jenë të detyrueshëm të largohen nga Kosova për shkakë të presioneve të Beogradit zyrtarë dhe neglizhencës së institucioneve të Kosovës për krijimin e kushteve demokratike për pjesmarrje në zgjedhje lokale dhe parlamentare në Kosovë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark