×
  • Lajme
  • Insajderi

    Largimet e zyrtarëve serbë – Konjufca: Ka pas me ndodhë herë do kurdo

    Insajderi
    08 November 2022 - 21:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka komentuar zhvillimet aktuale në vend që lidhet kryesisht me ngjarjes në veri të vendit. Në veçanti largimin e zyrtarëve serbë nga institucionet e vendit, shkruan Insajderi.

    Konjufca është shprehur se kjo gjë ka qenë e pritshme. Sipas tij Serbia po priste një shkas.

    “Unë mendoj ka pasur me ndodhë herëdo kur por Serbisë iu është nevojitur një shkas dhe shkasin e ka projektuar ajo do ta gjente edhe ndonjë tjetër po të mos ishin targat, por kësaj radhe e ka gjetur tek targat”, ka thënë Konjufca në Klan përcjell Insajderi.

    I pari i Kuvendit u shpreh se më shumë se kurrë është i nevojshëm unitetit politik.

    “Kemi nevojë më shumë se kurrë për unitet prej krejt spektrit politik…”.

    Sipas tij targat janë shkasi i një beteje që Serbia e ka filluar për të kaluar tutje tek siç thotë ai plani B.

    Konjufca u shpreh se Serbia e ka humbur këtë betejë me Kosovën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark