×
  • Lajme
  • Lajme

    Largimi i avoktit të Veselit, reagon Ministria e Drejtësisë

    Insajderi
    21 August 2024 - 22:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Drejtësisë përmes një njoftimi ka thënë se largimi i avokatit të Kadri Veselit nuk ka të bëjë me pagesat.

    MD thotë se ka paguar deri më sot një shumë totale prej 26,179,562 eurosh për mbrojtjen e personave që po mbahen në paraburgim.

    Për sa i përket çështjes së Kadri Veselit, avokati i tij, Ben Emmerson, ka përfituar nga Ministria e Drejtësisë një shumë prej 4,019,724.91 eurosh.

    Më tutje në njoftimin e ministrisë thuhet se tërheqja nga detyra nga ana e avokatëve mund të justifikohet me arsye të ndryshme, por pagesa e ulët nuk është një prej tyre.

    Ministria e Drejtësisë thekson se vazhdon të veprojë me profesionalizëm brenda kompetencave të saj, duke përmbushur të gjitha kërkesat e mbrojtjes për të gjithë ata që padrejtësisht po gjykohen nga Gjykata Speciale.

    Ministria shton se po monitoron me kujdes çdo veprim brenda Gjykatës Speciale dhe është e përkushtuar të sigurojë mbështetje të plotë në çdo hap të këtij procesi, për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e ish-krerëve të UÇK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark