Largimi i Britanisë nga BE dobëson edhe NATO-n - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Largimi i Britanisë nga BE dobëson edhe NATO-n

    Insajderi
    15 March 2016 - 12:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nëse Britania voton pro largimit nga Bashkimi Evropian mund të shkaktojë një impakt negativ ndaj NATO-s, ka paralajmëruar një komandant i ushtrisë amerikane.

    Nëngjeneral Ben Hodges, shef i Ushtrisë Amerikane në Europë, shprehu shqetësimin e tij se largimi i Mbretërisë së Bashkuar mund të vijë në një moment kritik, kur Europës i duhet të përballet me Rusinë.

    Hodges deklaroi se, votimi është një çështje e popullit britanik, por theksoi se është mjaft i shqetësuar për rezultatin, njofton Top Channel.

    “Agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe ndërhyrja e saj në Siri kërcënoi sigurinë e Europës. Rusia ka armatosur krizën e emigrantëve duke detyruar mijëra prej tyre të largohen drejt Europës”, deklaroi Hodges.

    Oficeri i lartë nënvizoi se, aleanca e NATO-s dhe Bashkimi Europian duhet të shprehin solidaritet përballë agresionit rus, “por uniteti mund të vihet në rrezik nëse Britania voton për t’u shkëputur”, tha ai për BBC.

    Lobuesit e shkëputjes në Britaninë e Madhe deklarojnë se vota pro braktisjes së BE-së nuk do të prekë pozicionin e Londrës në NATO.

    Mbretëria e Bashkuar do të votojë nëse do të qëndrojë ose jo në BE në një referendum që do të mbahet më 23 qershor./Insajderi,com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark