Industria e veturave, bujqësia, shërbimet financiare dhe jeta e milionave britanezëve do të ndikohet në rast se Britania e Madhe vendos të largohet nga BE, thotë raporti i parë zyrtar i qeverisë.
Sipas analizës së qeverisë, një dekadë e paqartësisë do të prekte “tregun financiar, investimet dhe vlerën e funtes angleze.”
Po ashtu, nënvizon se e drejta e rreth 2 milion britanezëve për të punuar në BE dhe për të pasur qasje në pensionet dhe shërbimet shëndetësore të BE-së nuk do garantohej më.
Kjo analizë është shkruar nga shërbyes civil të kabinetit, dhe është parë së pari nga The Guardian.
“Vota për largim nga BE do të jetë fillimi, dhe jo fundi, i procesit. Sepse kjo do të na shpie në një dekadë të paqartësie,” thuhet në raport.
Kjo periduhë, sipas raportit, do të nevojitet që Britania të arrijë marrëveshje të reja tregtare me ShBA-të dhe shtetet e tjera. /Insajderi