Largimi i Etnik Brrutit/ Menaxheri i i kombëtares: Qysh ja bën vëllai-vëllait këtë punë, a ka nder? - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Largimi i Etnik Brrutit/ Menaxheri i i kombëtares: Qysh ja bën vëllai-vëllait këtë punë, a ka nder?

    Insajderi
    11 March 2025 - 12:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Çështja “Etnik Brruti” është tema më e nxehtë në futbollin shqiptar ditët e fundit, pasi mesfushori i Malishevës vendosi që të largohej nga kombëtarja e Kosovës U21 ku ishte kapiten, në drejtim të kombëtares A të Shqipërisë.

    Për këtë temë reaguan shumë persona sportiv, analistë, trajnerë, ish lojtarë, por jo edhe dyshja e famshme Ademi-Duka.

    Megjithatë, një reagim ka ardhur edhe nga menaxheri i kombëtares së Kosovës dhe moderatori sportiv, Bajram Shala, i cili në emisionin e tij u shfrye ndaj FSHF-së dhe zhvillimeve të fundit.

    ‘Na u mytëm t’u thonë jemi një, jemi bashkë, jemi vëllezër, qysh ja bën vëllai-vëllait këtë punë krejt kohën, a ka moral, a ka nder”, i thoshte Bajram Shala, drejtorit të kombëtares, Muharrem Sahiti në emisionin e tij, Ekipi A.

    Kujtojmë se Brruti ka marrë pasaportën e Shqipërisë dhe pritet të jetë i ftuar nga kombëtarja e Shqipërisë për ndeshjet e marsit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark