Pas largimit të vëllait të kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovcit, Emri Lladrovci, ka folur për Insajderin në lidhje me arsyen që e shtyu atë.
Ai tha se arsyeja është se donte t ë pushonte pak nga jeta politike.
“Me pushu pak, me pushu pak, skam koment tani për tani”, tha ai.
I pyetur se si janë raportet me vëllaun, Ramiz Lladrovcin tani, ai tha se ato janë shembullore dhe i përshkruajti “shembullore, si vëllau me vëlla”
Ndër të tjer Lladrovci tha se ky vendim nuk ka befasuar familjen edhe nuk kanë qenë kundër pasi atje çdo antarë është i lirë të zgjedh partinë
“Në familjen tonë askush nuk e ushtron auturitetin per ta mbajt ter familjen me nje subjekt politik qe i takon, gjdo vendim i secilit antarë të familjes vlersohet edhe pse mund te mos perkrahet”, tha ai për Insajderin
Kujtojmë se ditën e djeshme përmes një postimi në Facebook ai kishte njoftuar që më sdo të jetë as votues i PDK-së.