Një numër prej 40 ushtarëve të KFOR-it nga shteti i Moldavisë, do të largohen javën e ardhshme nga Kosova. Ky është kontingjenti i gjashtë, të cilët do të jenë pjesë e misionit paqeruajtës të Atlantikut të Veriut.
Nga ky numër 33 ushtarë do të angazhohen në kryerjen e misioneve të sigurisë, objektivave të sigurisë dhe patrullë ushtarake ndërsa shtatë të tjerë do të kryejnë hulumtime në terren si inxhinier, raporton publika.md.
Kurse në muajin tetor Insajderi pati raportuar për largimin e 189 ushtarëve portugezë nga misioni i KFOR-it në Kosovë. /Insajderi.com