
Dogana e Kosovës ka larguar nga puna 9 doganier. Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu ka thënë për Insajderin se zyrtarët e larguar dyshohen për disa veprime që sipas Kodit të Etikës konsiderohen vepra të rënda të shkeljes së dispozitave brenda doganës.
“Vendimi për largim nga puna ka ardh pas një procesi diciplinor të brednshëm I cili ka qenë I paraparim nga një hetim nën udhëhesjen e Prokurorisë Themelore të Prizrenit. Zyrtarët e larguar dyshohen për disa vepra të cilat sipas Kodit Etik konsiderohen vepra të shkeljes së renda të dispozitave të kodit etik brenda doganës”, tha ai për Insajderin.
“Thyerja e dispozitave te Kodit të Mirësjelljes Kodit doganor dhe akcizave, dispozitave zbatuese të tij dhe /apo refuzimi për zbatimin e udhëzimeve, vendimeve” (me pasoja të rënda), thuhet se janë arsyet e largimit.
“Ne vendim eshte percaktuar se zyrtaret doganor kane bere shkelje të Kodit të Mirësjelljes nr. 71/2009 për zyrtarët doganor, te përcaktuar me nenin 3, ku thuhet: “Gjatë kryerjes se punëve dhe detyrave në Doganën e Kosovës, zyrtaret doganor janë të obliguar të respektojnë dhe përmbushin punët dhe detyrat e tyre, duke u mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet, aktet nënligjore, si dhe rregullat e shërbimit”, veprime këto të sanksionuara me Udhëzimin Administrativ në fuqi per Procedura Disiplinore, Aneksi 1- Kategoria 2, Pika 1, ku thuhet: “Thyerja e dispozitave te Kodit të Mirësjelljes Kodit doganor dhe akcizave, dispozitave zbatuese të tij dhe /apo refuzimi për zbatimin e udhëzimeve, vendimeve” (me pasoja të rënda). Paragrafi 7, ku thuhet : Dështim në marrjen e masave apo veprimeve, për të cilat zyrtari është i autorizuar me qellim të parandalimit të veprimeve kundërligjore dhe Paragrafi 9, ku thuhet : Sjellje jo profesionale e natyrës së rënde“
Gazeta Insajderi ka siguruar emrat e nëntë zyrtarëve doganor të larguar nga puna sot, pas një vendimi që ka marrë Dogana e Kosovës.
Ekskluzive: Insajderi sjell emrat e doganierëve që u përjashtuan nga puna
Ilir Bobi, Dritëro Zeka, Dritan Hasimja, Miljan Vidosvljeviq, Hekuran Dana, Jeton Berisha, Besart Mala, Artan Oseku, Dritan Kurshumlija, janë emrat e 9 zyrtarëve që u larguan nga puna, shkruan Gazeta Insajderi.
Dogana e Kosovës ka njoftuar se arsyeja e largimit nga puna ka qenë sepse ata kanë bërë shkelje të rënda të Kodit të Mirësjelljes.
“Bazuar në hetimet e brendshme dhe procedurën e zhvilluar disiplinore, zyrtarët në fjalë fillimisht janë suspenduar, ndërsa pas zhvillimit të një procesi disiplinor dhe bazuar në provat e administruara është vendosur për shkëputje përfundimtare të marrëdhënies së punës.
Provat e administruara janë të qarta për të dëshmuar se veprimet dhe mosveprimet e zyrtarëve në këtë rast janë të dënueshme dhe paraqesin shkelje të rëndë të Kodit të Mirërsjelljes.
Dogana e Kosovës është e përkushtuar në shërbim të interesit publik dhe të gjithë zyrtarët doganor duhet me përgjegjësinë më të lartë të përmbushin detyrat dhe misionin e Doganës së Kosovës, që i shërben mbrojtjes së qytetarëve dhe ekonomisë së Kosovës. thuhet në njoftimin e doganës./Insajderi.org/