Një ngjarje tragjike ka tronditur të gjithë, ku si pasojë e një aksidenti tragjik në Bullgari humbën jetën 46 persona.
Siç raporton RTV 21.mk autobusi i djegur është larguar nga autostrada “Struma” ku edhe ka ndodhur aksidenti.
Vendi vazhdon të jetë i bllokuar nga policia në dy anët, në perimetër prej 1 kilometër.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka shpallur të mërkurën ditë zie në nderim të 46 viktimave të aksidentit që ndodhi në Bullgari, e ku shumica e të vdekurve janë shqiptarë nga Maqedonia Veriore.