Largohet një avokat nga ekipi mbrojtës i Thaçit në Hagë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Largohet një avokat nga ekipi mbrojtës i Thaçit në Hagë

    Insajderi
    03 November 2021 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Samuel Blom-Cooper nuk do të jetë më avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale.

    Cooper është larguar nga ekipi mbrojtës i Thaçit më 28 tetor, shkruan lajmi.net.

    Avokat kryesor i Thaçit, Gregory Keohe, ka bërë të ditur se ndërprerja e kontratës së Bloom Cooper do të bëhet pa efekt të kundërt në interesat e Thaçit.

    “Më 28 tetor 2021, avokati z. Gregory Kehoe, informoi Zyrën e Mbrojtjes se z. Blom-Cooper i ka pushuar shërbimet si bashkë-avokat i z. Thaçi. Në bazë të nenit 18(6) të Direktivës për avokatin, avokati informoi më tej Zyrën e Mbrojtjes se ndërprerja e kontratës së z. Blom-Cooper do të realizohej pa efekt të kundërt në interesat e z. Thaçi dhe kohëzgjatjen e procedures”, ka thënë ai.

    Keohe në shkresën e tij gjithashtu ka informuar se ai vazhdon të ndihmohet nga katër bashkë-avokatë të tjerë.

    Ndryshe, Bloom-Cooper ishte caktuar si bashkë-avokat i Thaçit më 16 nëntor të vitit të kaluar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark