Ekipet e Forenzikes kanë larguar trupin e pajetë të të aksidentuarit para Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Nga pamjet e siguruara, shihet se vetura ka goditur shtyllën duke e lëkundur nga vendi, si rrjedhojë këmbësori është goditur nga ajo për vdekje.
Insajderi ka provuar të marrë një përgjigje nga policia për rastin por të njëjtit ende s’janë përgjigjur.