“Largohu, mos më prek”, Përplajse e ashpër mes banorit të ri dhe Gjestit nëpër shtëpi, shkak Egli - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Largohu, mos më prek”, Përplajse e ashpër mes banorit të ri dhe Gjestit nëpër shtëpi, shkak Egli

    Insajderi
    16 February 2025 - 12:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë, pas përfundimit të spektaklit, Vserlo, një nga banorët e rinj të shtëpisë, ka dhuruar spektakël më vete, duke befasuar të gjithë me sjelljen e tij konfrontuese.

    Duket se ai ka hyrë me një strategji të qartë, pasi u përplas me disa nga banorët brenda një kohe të shkurtë.

    Në një klip të publikuar në rrjetet sociale, ai shihet duke u përplasur veçanërisht me Gjestin, i cili përpiqet ta shmangë, por pa sukses.

    Vserlo e ndjek nga pas dhe i afrohet vazhdimisht në fytyrë, duke krijuar një situatë të tensionuar.

    Pavarësisht kërkesave të Gjestit për të mbajtur distancë, Vserlo refuzon të tërhiqet dhe i drejtohet me fjalët: “Ashtu e kam qejfin, çfarë do të bësh ti?”.

    Vserlo hyn me vrull në shtëpi, përplaset me banorët: Kë shtyn ti more
    Lexo po ashtu
    Vserlo hyn me vrull në shtëpi, përplaset me banorët: Kë shtyn ti more
    Momenti kulminant ndodh kur Gjestit i kërkon atij të mos e prekë Eglin, por Vserlo i vendos dorën në krah dhe më pas e puth në faqe.

    Kjo sjell një reagim të menjëhershëm nga Gjesti, i cili shpërthen dhe deklaron: “Në rregull, nga tash fillon gjithçka!”.

    Sjellja e Vserlos ka krijuar një atmosferë të tensionuar brenda shtëpisë, dhe pritet të shihet se si do të zhvillohet dinamika mes tij dhe banorëve në ditët në vijim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark