Largoi nga pozita në QKMF vajzën e dëshmorit, Nura intervistohet nga Prokuroria - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Largoi nga pozita në QKMF vajzën e dëshmorit, Nura intervistohet nga Prokuroria

    Insajderi
    07 December 2024 - 13:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura është intervistuar nga Prokuroria. Ndaj tij ka një kallëzim penal për keqpërdorim të pozitës zyrtare, duke dëmtuar buxhetin e shtetit.

    Florentina Shala – Gashi, ka dorëzuar kallëzimin pasi ajo ishte larguar nga Komuna nga pozita e zëvendës drejtoreshës se QKMF-së duke ja dhënë pozitën Zëvendësuese e Sekretares së Shërbimit Administrativ.

    Ky vendim ishte cilësuar si politik pasi ajo mbështeste një parti tjetër.

    Prandaj edhe Inspektorati i kishte rekomanduar komunës që e njëjta duhet të vazhdoj të ushtroj funksionin që kishte pasur më parë. Pavarësisht kësaj Komuna e Skenderajt nuk i kishte përfillur këto rekomandime.

    Gazeta Insajderi kishte raportuar se Nura ishte dënuar me 1500 euro gjobë nga Inspektorati i Punës.

    Në dokumentin e publikuar nga Gazeta Insajderi theksohej se kjo komunë nuk ka përfillur vendimin e këtij institucioni për kthimin në vend të punës Zëvendës- Drejtoreshës së QKMF’së në Skenderaj, Florentina Shala – Gashi.

    Me 15 mars 2023 Fadil Nura ishte dënuar me 1500 euro gjobë pasi thuhej se kishte cenuar dispozitat e punës.

    Për cenimin dispozitës të nenit 8, të Ligjit Nr.03/L-212 i Punës, e sanksionuar më dispozitën e nenit 2 dhe 7 paragrafi 4, nënparagrafi 4.2, të Udhëzimit Administrativ nr.07/2012 Pr Përcaktimin dhe Shqiptimin e Gjobave për Shkelje të Dispozitave të Ligjit të Punës, shqiptohet gjobë ne lartësi prej 500.00 (pesqind euro)“, thuhej në dokument.

    Nëdërkohë, Shala-Gashi është drejtuar edhe me padi në Gjykatë Themelore në Mitrovicë, ku shkalla e parë ia ka aprovuar në tërësi këtë padi për ta kthyer në vendin e punës së zëvendësdrejtore, ndërsa rasti tashmë gjendet në Gjykatën e Apelit.

    Në kallëzim penal, ndër të tjera thuhet se me hyrjen në fuqi të Ligjit për Pagat, institucionet kanë qenë të obliguara të përgatisin listën e punonjësve që të bëhet barasvlerësimi i koeficientëve të vjetër me ata të ri, por që Ferat Kabashi është lënë pa koeficient me komentin që do të bëhet rishqyrtimi pas përfundimit të procesit gjyqësor.

    Në lidhje me ushtrimin e kallëzimit penal ndaj tij, kryetari Nura ka thënë për “Betimi për Drejtësi” se është e drejtë e secilit nëse mendon që i janë shkelur të drejtat.

    Nura thotë se Shala-Gashit, nuk i është shkëputur kontrata por vetëm është anuluar konkursi dhe procedura e përzgjedhjes se zv/drejtorit të QKMF-së, pasi sipas tij, në këtë proces ishte shkelur Ligji për Zyrtarët Publikë dhe Ligji i Punës.

    A ishte largimi i Florentina Shala – Gashi vendim politik?

    Vajza e dëshmorit, Sejdi Shala, Florentina Shala – Gashi në pozitën Zëvendës – Drejtoreshës e QKMF’së ishte zgjedhur me konkurs të brendshëm.

    Por, Komuna e Skenderajit kishte marrë vendim që ta largojnë nga kjo pozitë. Florentina Shala – Gashi në një prononcim për Gazetën Insajderi kishte deklaruar se vendimi ishte krejtësisht politik.

    Nura dënohet nga IP por nuk e përfill dënimin dhe si jurist i mire qe është ai e anulon jashtëligjshëm procedurën e zëvendësdrejtorit dhe me kthen në pozitë të zyrtares dhe e gjitha kjo ndodh vetëm për shkak të bindjes sime politike , vlen të ceket shumë që këta persona që thirren në emër të UÇK këtë lojë politike dhe presion te vazhdueshëm e po ashtu degradim e bëjnë direkt një fëmije të dëshmorit“, thoshte ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark