Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është shkarkuar bordi i “Hidrodrinit”.
Kryeministri Albin Kurti, tha se Ministrja e Ekonomisë, për shkak të veprimeve që venë në pikëpyetje besueshmërisë e ndërmarrje ka propozuar shkarkimin e bordit të drejtorëve.
Ministrja, Artane Rizvanolli njoftoj për këtë vendim dhe ka rekomanduar emërimin e përkohshëm të anëtareve të bordit.
“Rekomandohet shkarkimi anëtareve të bordit nga qeveria dhe emërimi i përkohshëm i anëtareve të bordit në bazë të ligjit”, tha ministrja.
Emrat që janë propozuar nga ministrja janë: Qendresa Kukaj, kryesuese, Mirjeta Heta anëtare, Samir Lleshi anëtar dhe Noli Carrabregu po ashtu anëtar.
Ky vendim vjen pas shkarkimit të kryeshefit ekzekutiv i ndërmarrjes publike ‘KRU Hidrodrini’, Dri Cena.
Gazeta Insajderi kishte publikuar vendimin, në të cilin thuhej se bordi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Hidrodrini ka vlerësuar se ka mungesë përvoje pune dhe s’ka përmirësim.
“Pas vlerësimit negativ të performancës që BDI bën KE për punën provuese 6 mujore në dhjetor të vitit 2024, atij i zgjatet kontrata e punës me qëllim që të reflektojë dhe të përmirësojë sjelljen e tij udhëheqëse. Bordi këtë vendim e arsyetoi se KE ka mungesë përvoje në udhëheqje të ndermarrjeve publike”, thuhet në vendimin që e ka parë Insajderi.
Insajderi kishte raportuar në vazhdimësi për parregullësitë e ‘KRU Hidrodrini’ gjatë kohës së Cenës si kryeshef ekzekutiv. Raportimet mund t’i gjeni më poshtë: