Largvajtës, i maturuar, idealist- Ramabaja e tepron me komplimente për Fatmir Limajn - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Largvajtës, i maturuar, idealist- Ramabaja e tepron me komplimente për Fatmir Limajn

    Insajderi
    21 February 2025 - 13:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deklarata e kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajt se është i hapur për një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosjes, ka nxitur edhe reagimin e analistit të kësaj partie, Sadri Ramabaja.

    Se kushdo që shpreh simpatinë më të vogël ndaj VV-së për Ramabajën bëhet ‘ideal’ e vërteton edhe postimi i tij në Facebook.

    Ai e ka quajtur Limajn largvajtës e tejet të urtë teksa ka theksuar se ka një pozicionim të maturuar politik.

    Shkrimi i i plotë i Ramabajës:

    Krijimi i përshpejtuar i Qeverisë Kurti III, natyrisht falë edhe pozicionimit të maturuar politik, largvajtës e tejet të urtë të idealistëve si Fatmir Limaj, na e krijon mundësinë reale që të përballemi me kohë me kolonën e pestë.

    Duhet ta rikujtoj faktin se Kolona e pestë ka kohë që ka punuar për krijimin e kaosit politik. Aktakuza e ngritur ndaj dy spiunëve që punonin në logari të Serbisë, është vetëm maja e Ajzbergut.

    Forcimi dhe selitja e marrëdhënieve, sidomos në rrafshin e sigurisë e mbrojtjes, me aleatët tanë perendimor [tok me bërthamën e shteteve që po vihen në dipozicion të mbrojtjes së Ukrainës, rrjedhimisht edhe të Ballkanit], do t’i hapë rrugë shndërrimit të Republikës në një kështjellë që do të vihet në funksion të mbrojtjes së interesave të Kombit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark