Laserët po përdoren për t’i zhdukur tumoret në një mënyrë të re të vrasjes së kancerit.
Rrezet e forta të dritës mund të “riprogramojnë” qelizat e tumorit, kështu që ato të bëhen të padëmshme përsëri.
Shkencëtarët deri më tani kanë përdorur laserët vetëm për trajtimin e tumoreve të vogla. Por, ata mendojnë se kjo mënyrë e re e përdorimit të laserëve do të jetë e mundur të përdoret për të “fikur” qelizat e kancerit të lëkurës dhe gjirit, transmeton Gazeta Express.
Profesori Michael Levin nga Universiteti Tufts në SHBA, tha se ai dhe ekipi i tij përdorën terapinë me gjene për t’i bërë qelizat të ndjeshme ndaj kësaj drite – duke nënkuptuar se laserët do të mund t’i zvogëlojnë dukshëm sinjalet e tyre që shkaktojnë kancer.