Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, në seancën e Kuvendit ka diskutuar për mungesën e anesteziologëve që po shënon rritje kohëve të fundit, shkruan Insajderi.
Latifi ikjen e anesteziologëve nga sistemi publik, e ka arsyetua duke thënë se me këtë fenomen po përballen edhe vendet e tjera si Greqia, Austria dhe Zvicra.
“Lidhur me pyetjen e deputetit Uka, keni sjellë një pyetje që në çdo moment jemi tu marrë, me ikjen e profesionistëve nga vendi, isha në Greqi e kishin të njëjtin problem, po ashtu Austria dhe Zvicër. Kjo është duke ndodhur që nga 2016 nuk është shpallë asnjë konkurs për specializante në Anesteziologji…”, ka thënën ministri Latifi.
Gazeta Insajderi, ka raportuar për fenomenin e ikjes së mjekëve nga sektori publik në atë privatë, i cili po shënon rritje masive.
Në Klinikën e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intenziv, vetëm brenda muajit gusht-shtatorit pesë anesteziolog kanë ofruar dorëheqjen nga kjo klinikë, për t’i vazhduar aftësitë e tij profesionale në një spital privatë.
Në muajin gushtë të këtij vitin, ishte vet drejtori i kësaj klinike, Nehat Baftiu që dha dorëheqje nga detyra si Anesteziolog, në ShSKUK-së dhe që aftësitë e tij profesionale i vazhdoi në një institucion privat.
Kurse, 9 shtator të këtij viti, ishte mjeku Burhan Hadri, i cili u larguar nga klinika e Anesteziologjisë për të vazhduar punën në spital privatë.
Rrugën e largimit nga QKUK-ja, sikurse anesteziologu Burhan Hadri, e ndjekën edhe dy koleget e tij. Doktoreshat Dafina Matoshi dhe Myzejene Kryeziu lanë punën në Klinikën e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intenziv, shkruan Insajderi.
Për Gazetën Insajderi, ishte deklaruar drejtori i Anesteziologjisë, Gazmend Spahija. Ai tha se arsyeja e dorëheqjes se anesteziologut është paga e ulët në QKUK.
“Burhan Hadri ka ofruar dorëheqjen tij nga 26 shtatori, pasi momentalisht gjendet në pushim vjetor. Arsyeja kryesore ka qenë paga pasi në spital privatë ka pagë më të lartë dhe ka kujdestarit me pak”, tha Spahiju për Insajderin.