Latifi-Pupovci: Raporti i autopsisë për Astrit Deharin nuk është i besueshëm – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Latifi-Pupovci: Raporti i autopsisë për Astrit Deharin nuk është i besueshëm

    Insajderi
    21 November 2016 - 08:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hatixhe Latifi-Pupovci, një nga vëzhgueset e caktuara nga familja Dehari në autopsinë e Astrit Deharit, ka thënë se në raportin e publikuar nga Prokuroria e Shtetit, nuk është përshkruar ajo që është parë gjatë ekspertizës.

    “Fatkeqësisht, raporti nuk shtjellon në mënyrë të besueshme se si janë shkaktuar të gjeturat e autopsisë”, ka thënë ajo.

    Ajo ka shtuar se mjeku ligjor nuk e ka për detyrë vetëm të përshkruajë të gjeturat e autopsisë, por bazuar në provat të mundohet të gjejë edhe mënyrën se si janë shkaktuar dhe arsyetuar lëndimet.

    “Për të thënë se është vrasje, apo vetëvrasje, raporti i autopsisë duhet të jetë i shtjelluar maksimalisht, ndërkaq fryma e këtij raporti është e tillë që vetëvrasjen e merr si supozim fillestar”, ka thënë ajo për Zërin.

    “Prandaj edhe përfundimi nxirret mbi këtë supozim, duke e përjashtuar mundësinë tjetër, atë të vrasjes”, ka deklaruar Latifi-Pupovci.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark