Xhudistja Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë pas ndeshjeve në repesazh.
Fazliu ka mposhtur kundërshtaren kroater Katarina Kristo në ‘golden score’, pasi nuk mjaftuan minutat e rregullt.
Që të dyja morën nga të dy vërejtje, teksa Fazliu me vendim të përbashkët u shpall fituese.
Kjo është medalja e pestë për Kosovën, si dhe e para për Laura Fazliun.
Ndeshja ishte e vlefshme në peshat 63 kilogramë. /Insajderi.org/