Laura Fazliu e siguron duelin e drejtpërdrejtë për medalje të bronztë, e vetmja medale që po i mungon.
Xhudistja e Kosovës, Laura Fazliu, e ka mposhtur në repesazh xhudisten kanadeze Bauchemin Pinard, meqë kjo e fundit mori tri shido.
Në çerekfinale Laura kishte pësuar humbje ndaj xhudistes franceze Clarisse Agbegnenou, e cila arriti ta sigurojë fitoren me Ippon ndaj xhudistes kosovare.
Kosovës në Lojërat Olimpike i mungon vetëm medalja e bronztë, për të cilën Fazliu ka siguruar një duel të drejtpërdrejtë me këtë fitore ndaj xhudistes kineze.
Distria Krasniqi ka marrë medaljen e argjendtë nga lojërat olimpike në Paris. /Insajderi.org/