×
  • Sport
  • Sport

    Laura Fazliu kalon në çerekfinale të Lojërave Olimpike

    Insajderi
    30 July 2024 - 12:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, e ka filluar rrugëtimin në mënyrën më të mirë në Lojërat Olimpike, duke fituar lehtësisht ndaj kinezes Jing Tang në kategorinë deri në 63 kilogram.

    Pas medaljes së Distria Krasniqit, eliminimit të hershëm të Nora Gjakovës dhe paraqitjes së mirë të Akilit, radha në tatami sot është për Laura Fazliun, e cila synon medalje olimpike.

    Laura raundin e parë e kaloi pa luftë, teksa në raundin e dytë u përball me kinezen Jing Tang.

    Numri 3 i botës në këtë kategori ishte dominuese gjatë kohës së rregullt, ku e detyroi kundërshtaren të marrë dy ndëshkime të njohura si ‘shido’.

    Me të filluar Golden Score, gjyqtari dha dy shido për të dy garueset, duke i dhënë fitore Laura Fazliut, që në këtë rast e siguron çerekfinalen e Lojërave Olimpike Paris 2024.

    Laura tani në çerekfinale e pret fituesen nga përballja Agbegnenaou – Quadros.

    Kjo përballje pritet të zhvillohet brenda gjysmë ore, me katër takime për t’u zhvilluar deri në çerekfinale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark