Laura Fazliu nuk ndalet, kalon në gjysmëfinale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Sport
  • Insporti

    Laura Fazliu nuk ndalet, kalon në gjysmëfinale

    Insajderi
    08 March 2025 - 13:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Prix Upper Austria që po mbahet në Linz të Austrisë, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

    Laura i ka filluar garat pa luftë në raundin e parë, teksa në raundin e dytë mposhti me ‘ippon’ italianen Carlotta Avanzato në kohën shtesë.

    Në çerekfinale, 24-vjeçarja kosovare u ndesh me sllovenen Leila Mazouzi, të cilën gjithashtu e mposhti me ippon.

    Pas kësaj fitore, Laura kalon në gjysmëfinale të kategorisë deri në 57 kilogramë, ku do të ndeshet me japonezen So Morichika.

    Vlen të theksohet se dje (e premte), Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark