Laura Fazliu vetem një hap larg të bronztës – mësohet ora dhe kundërshtarja e medalistes olimpike - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Laura Fazliu vetem një hap larg të bronztës – mësohet ora dhe kundërshtarja e medalistes olimpike

    Insajderi
    08 March 2025 - 16:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, është vetëm një hap larg sigurimit të medaljes së bronztë në Grand Prix të xhudos që po zhvillohet në Linz të Austrisë.

    Në gjysmëfinale, Fazliu u përball me japonezen So Morichika, por nuk arriti të kalojë në finale, duke u mposhtur nga kundërshtarja e saj.

    Tani, në kërkim të medaljes së bronztë, Laura do të ketë punë me holandezen, Joni Geilen.

    Blloku final i garave nis nga ora 17:00, ndërsa ndeshja e Fazliut është e dyta në renditje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark