Një grumbull i madh i qytetarëve nga Drenica dhe zonat e tjera ishin pjesëmarrës në varrimin e Faton Hajrizit, që u vra në Loznicë të Serbisë.
Ekipi i Insajderit po qëndronte në varrimin e Hajrizit. Përgjatë ceremonisë mortore, pjesëmarrës në varrim u dëgjuan tek brohorisnin “Lavdi Fatonit” dhe “UÇK”.
Vlerësohet se pjesëmarrës në varrim ishin qindra persona.
Procesi i varrimit tashmë ka përfunduar.