Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, është tallur me fushatën zgjedhore presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë një interviste për CNN.
I pyetur nga gazetarja e famshme, Christiane Amanpour, lidhur me komentet e pahijshme për femrat nga kandidati republikan për president, Donald Trump, Lavrov ka thënë se se “ka aq shumë p***a në fushatat presidenciale të të dyja taborëve, sa që preferoj të mos komentoj”.
Paraprakisht ai kërkoi të falur për atë që do të thoshte. Gazetarja e CNN shpërtheu në të qeshura pas batutës së kryediplomatit rus.
https://www.youtube.com/watch?v=osi_dHIr-34