Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i ka reaguar ashpër shefit të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, i cili e quajti “trillim” masakrën e Reçakut.
Në reagimin e tij, Hovenier ka shkruar se ata që që mohojnë mizoritë në Reçak kërkojnë të pengojnë përparimin drejt pajtimit rajonal, konsolidimit demokratik dhe integrimit evropian dhe euroatlantik
“Ata që mohojnë mizoritë në Reçak kërkojnë të pengojnë përparimin drejt pajtimit rajonal, konsolidimit demokratik dhe integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka shkruar Hovenier.
(1/2) Attempts to rewrite & deny the well-documented history of the Recak massacre glorifies war crimes, dishonors the memory of the dead, and reopens the wounds of survivors. https://t.co/yv30XTSivW
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 27, 2022
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, gjatë ditës së djeshmeka thënë se krimet në Bucha, janë trillime dhe ngjajnë me atë që ka ndodhur në fshatin Reçak më 1999, kur forcat serbe vranë dhjetëra civilë.
Ai madje ka akuzuar SHBA-në për atë që po ndodh në Ukrainë dhe krimet atje i ka lidhur edhe me ato në Kosovë.
Siç raportuan mediat serbe, në një intervistë për mediat ruse, Lavrov tha se si në Bucha ashtu edhe në Reçak nuk pati krime.