Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një konferencë shtypi ka deklaruar se “forcat etnike shqiptare nuk duhet të jenë të pranishme në zonat e populluara nga serbët në veri të Kosovës”.
Ai gjithashtu ka thënë se tensionet janë të ndjeshme dhe në rritje në Ballkan dhe Bashkimin Evropian duhet të ndihmojnë ne de-eskalimin e situatës atje, raporton Reuters.
Deklarata e Sergei Lavrov, vie pak ditë pas nisjes së një treni rus dhuruar për Serbinë, i cili kishte për destinacion Kosovën saktësisht Mitrovicën Veriore, por kishte ndaluar në Rashkë të Serbisë për tu kthyer në Beograd serish. /Insajderi.com
Më tepër nga Dosja Grande
Dyshimet për pastrim parash nga Ukë Rugova