
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, gjatë vizitës së tij në Moskë, është takuar edhe me ministrin e jashtëm të Federatës së Serbisë, Sergei Lavrov.
Në këtë takim është diskutuar për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, situatën në rajon, si dhe për ngjarjet në skenën politike globale, pretendohet në kumtesën e Kuvendit serb.
Ministri Lavrov edhe një herë ka përsëritur se Federata Ruse do të vazhdojë të sigurojë mbështetje për Serbinë në ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të saj territorial, si dhe se “ajo do të pranojë çdo zgjidhje për Kosovën që do të jetë e pranueshme për Serbinë”.
Lavrov e informoi Daçiqin në lidhje me takimin e ardhshëm midis presidentëve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, Vladimir Putin dhe Joe Biden, në Gjenevë./Insajderi.org.