Lazio ka shënuar fitore të thellë 5 me 2 ndaj Veronas, në ndeshjen e vlefshme për Serinë A italiane, teksa portieri i Kombëtares Shqiptare e ndoqi takimin nga stoli.
Lazio shënoi plotë pesë herë përmes pesë futbollistëve të ndryshëm. Matri në pjesën e parë dhe Mauri, Anderson, Keita dhe Candreva në të dytën vulosën fitoren më të thellë të Lazios në këtë sezon. Verona e ngushtoi dy herë epërsinë nëpërmjet veteranit Luca Toni dhe ish-futbollistit të Romës Leandro Grecos.
Për të dytën herë radhazi u la ne bankë gardiani i portës shqiptare Etrit Berisha, pasi trajneri Pioli zgjodhi italianin Marchetti para tij.
Lazio ndodhet në vendin e shtatë në kampionatin elitar italian, me 36 pikë të grumbulluara.