LDK: 150 euro koeficient për krejt vitin e jo lëmoshë për blerjen e votave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    LDK: 150 euro koeficient për krejt vitin e jo lëmoshë për blerjen e votave

    Insajderi
    22 December 2024 - 14:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për shpërndarjen e 100 eurove për fëmijë dhe pensionistë.

    “Vizion në javën e parë të mandatit, apo panikë në muajt e fundit?”, ka shkruar LDK.

    Në reagimin e saj, LDK thekson se ka një program dhe zotim të qartë: koeficient të pagave prej 150 eurosh. “Ky pra është dallimi. Sepse LDK e ka programin dhe zotimin e qartë: koeficient të pagave 150 euro – që do të thotë rritje mesatare e pagës për 200 euro – për të gjithë shërbyesit publik në javën e parë të mandatit, dhe zgjidhje të qëndrueshme që i përgjegjen vështirësive dhe nevojave të përditshme të qytetarëve,” thuhet në reagim.

    Sipas LDK-së, kjo është një diferencë e madhe nga “lëmosha” e dhënë në fund të vitit, e cila, siç thonë ata, nuk mjafton as për të paguar faturat e energjisë në këtë dimër.

    “Kjo ka dallim të madh me lëmoshën e dhënë në fund të vitit e cila nuk mjafton as për ta paguar rrymën në këtë dimër. Sepse kjo që pamë sot nga kjo qeveri nuk është asgjë më shumë se shenjë e panikës dhe mungesë e vizionit nga një udhëheqësi e dështuar e cila nuk ka implementuar asgjë të qëndrueshme në 4 vite qeverisje.”

    LDK shton se qytetarët janë të lodhur nga qeverisja e paaftë.

    “Qytetarët janë lodhur nga qeverisja e paaftë, dhe ata po na e tregojnë çdo ditë se ata duan ndryshim, dhe e duan atë menjëherë! E këtë ndryshim, me mirëqenie, mundësi e paga të mjaftueshme për të gjithë – dhe atë gjatë tërë vitit, do ta sjell vetëm LDK nën udhëheqjen e Dr. Lumir Abdixhikut dhe ekipit tonë profesionist. Bashkë me qytetarët e vendit do të bëhemi ndryshimi i domosdoshëm për Kosovën!”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark