LDK: Ai që s’ka guximin të përballet në debat, ikën nga problemet e qytetarëve – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    LDK: Ai që s’ka guximin të përballet në debat, ikën nga problemet e qytetarëve

    Insajderi
    25 January 2025 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për mungesë guximi dhe transparence, pasi ky i fundit po shmang ballafaqimin në një debat me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

    Ai theksoi se refuzimi për debat është një tregues i qartë i mungesës së rezultateve konkrete dhe vizionit të qeverisjes aktuale.

    “Ai që nuk ka guximin të përballet me kundërshtarët politik, nuk ka as guximin të përballet me problemet e popullit.   Ai nuk do të vijë. Nuk ka çka tregon për këto 4 vite të humbura. Aq më pak për 4 vitet e ardhme.” – tha Mustafa.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark