LDK akuzon rëndë Albulena Haxhiun: As dorëheqja nuk i kryen punë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK akuzon rëndë Albulena Haxhiun: As dorëheqja nuk i kryen punë

    Insajderi
    10 July 2016 - 18:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pasi deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, kishte kritikuar Isa Mustafën se po merret me kritika ndaj menaxhmetit të Komunës së Prishtinës dhe kryetarit Shpend Ahmeti, kanë reaguar degët e LDK-së në Prishtinë.

    Degët e LDK-së në Prishtinë, edhe këtë herë i kanë dalë në mbrojtje kryeministrit Mustafa, derisa kanë akuzuar rëndë deputeten Haxhiu.

    “Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, i paska dalë në mbrojtje kreut aktual të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Në një reagim, si gjithnjë irritues, Haxhiu paska vjell vrer ndaj kryeministrit të vendit”, thuhet në reagimin e degëve të LDK-së.

    Sipas LDK-së në Prishtinë, “Albulena Haxhiu, e cila gjatë muajve të kaluar, me veprimet e rrezikshme dhe të turpshme, irritoi opinionin vendor, rajonal e ndërkombëtar”.

    “Ajo që me sjelljet e saj i tmerroi fëmijët e Kosovës dhe rrezikoi shëndetin e deputeteve dhe deputetëve të Kuvendit. Ajo që s’la gjë pa bërë për të çuar shtetin drejt anarkisë, duke mos kursyer jetën e policëve, duke djegur institucione, shtëpi të banimit, makina familjare.“

    “Ajo që me dhunën e skajshme ia pamundësoi Kosovës anëtarësimin në UNESCO dhe tash po bën çdo përpjekje për t’i lënë kosovarët pa liberalizim vizash”, thuhet në reagimin e LDK-së, për të mos u ndalur me kaq.

    “Ajo që tentoi ta kontrabandojë burrin e saj, me të kaluar të dyshimtë inkriminuese, në ndërmarrjet komunale të Prishtinës, për përfitime materiale. Personi që për të mbijetuar politikisht, nuk ka asnjë kufi moral, etik e politik. Andaj, as dorëheqja nuk mund ta pastrojë figurën e saj nga ‘bëmat’ e saj gjatë kësaj periudhe”, thuhet në reagim.

    Gjithnjë sipas LDK-së, “vet fakti që Shpend Ahmeti ka ardh në derexhe që ta mbrojë Albulena Haxhiu është dëshmi e gjendjes së tmerrshme ku është zhytur ai”. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark