
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa sot ka mbajtur takime të ndara me Grupin Parlamentar të kësaj partie dhe me kryetarët e degëve.
Sipas një kumtese për media, në këto takime është diskutuar për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi ku gjatë diskutimit deputetët e LDK-së “nuk u prezantuan fakte se Kosova humb pjesë të sipërfaqes së saj me rastin e marrëveshjes me Malin e ZI”, thuhet në kumtesë.
“Kryetarët e degëve kërkuan që shenjëzimi i kufirit, si pjesë e ndërtimit të subjektivitetit të Kosovës, duhet kryer sa më shpejt, në mënyrë që të mos rrezikohet agjenda evropiane, procesi i liberalizimit dhe krijimi i Ushtrisë së Kosovës”, thuhet nw njoftimin e LDK-sw.
Grupi Parlamentar i LDK-së dhe kryetarët e degëve kanë kërkuar që të ratifikohet sa më parë kjo marrëveshje “që të mos rrezikohet agjenda evropiane, procesi i liberalizimit dhe krijimi i Ushtrisë së Kosovës”. /Insajderi.com