
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas djegies së veturës së tyre që ndodhej afër banesës ku jeton shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Ismet Beqiri.
LDK e quan këtë akti si kriminal dhe me prapavijë politike që synon zhytjen e vendit në kaos dhe anarki
“Ky veprim i ulët kriminal, është sulm i drejtuar kundër institucioneve, përfaqësuesve legjitimë dhe kundër funksionimit demokratik të Republikës së Kosovës. I ndodhur në vazhdën e sulmeve kriminale që kanë ndodhur së fundi brenda dhe jashtë institucioneve, edhe ky akt ka për synim zhytjen e vendit në kaos dhe anarki për përfitime politike të subjekteve të caktuara me agjenda të qarta antiperëndimore,” thuhet në reagimin e LDK-së.
“[LDK]fton partitë politike që muajt e fundit kanë futur në jetën politike gjuhën e molotovëve dhe të gazrave helmuese e veprimet e tjera të dhunshme, që të braktisin këtë rrugë të neveritshme, e cila cenon interesat madhore të qytetarëve dhe themelet e Republikës së Kosovës.”
Në reagim thuhet se vetura ka qenë e Ismet Beqirit, ndërsa në një pronconim për Insajderin, Beqiri ka thënë se vetura është prone e partisë së tij.
Sot në orët e hershme të mëngjesit, një veturë që sipas Ismet Beqirit është pronë e LDK-së është djegur afër banesës ku ai jeton. Beqiri ka thënë se vetura e tij është djegur me koktej molotovi.
Kjo është vetura e tretë që digjet pas familjes së ministrit Memli Krasniqi, zëvendësministrit, Bajram Gecaj dhe është tentuar ti digjet, shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci./Insajderi.com